DREJTORI I QKSS KA KONTRIBUAR NË KONFERENCËN NË UASHINGTON D.C

14/01/2016

DREJTORI I QKSS KA KONTRIBUAR NË KONFERENCËN NË UASHINGTON D.C

Drejtori i QKSS, Florian Qehaja, ka qenë i ftuar për të kontribuar në një panel ndërkombëtar të organizuar nga FHI 360 në Uashington D.C. Konferenca kishte për qëllim të identifikojë metodat kryesore dhe përvojat në identifikimin e shkaqeve të ekstremizmit të dhunshëm në të gjithë globin. Në këtë panel, Floriani ka ndarë metodologjinë e përdorur gjatë mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit mbi Shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak. Raporti i QKSS ka nxitur vëmendje të madhe në mesin e analistëve në Uashington, përfaqësuesve të qeverisë, think tankeve, akademikëve dhe studiuesve të pavarur.

Përveç kontributit në konferencë, Drejtori i QKSS gjatë qëndrimit të tij është takuar me një numër të madh të akterëve në Uashington DC konkretisht në Departamentin Amerikan të Shtetit, Komunitetit të Think Tankeve dhe me komunitetin akademik.