QKSS nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Lipjanit

11/03/2026

QKSS nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Lipjanit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) zhvilloi një takim me nënkryetarin e Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, gjatë të cilit u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit me Komunën e Lipjanit.

Kjo marrëveshje realizohet në kuadër të projektit “Brezi i rrezikuar: Trajtimi i kriminalitetit tek të rinjtë dhe sigurisë në shkolla përmes hulumtimit dhe reformimit të bazuar në evidenca”, i cili zbatohet nga QKSS në partneritet me Institute for Democracy and Mediation (IDM), Shqipëri.

Bashkëpunimi synon të mbështesë realizimin e hulumtimit në terren, të forcojë koordinimin institucional dhe të kontribuojë në zhvillimin e politikave të bazuara në evidenca për parandalimin e kriminalitetit tek të rinjtë dhe rritjen e sigurisë në shkolla.

Projekti mbështetet nga Open Society Foundations Western Balkans.