QKSS në Webinarin “Ndërtimi i Sigurisë Kibernetike dhe Qëndrueshmërisë në Infrastrukturën Kritike në Ballkanin Perëndimor”

1/02/2023

QKSS në Webinarin “Ndërtimi i Sigurisë Kibernetike dhe Qëndrueshmërisë në Infrastrukturën Kritike në Ballkanin Perëndimor”

Dje, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mori pjesë në webinarin "Ndërtimi i Sigurisë Kibernetike dhe Qëndrueshmërisë në Infrastrukturën Kritike në Ballkanin Perëndimor". Panelistë të këtij sesioni ishin Florina Hajdini nga Deloitte Kosova, Anne Robbins nga Deloitte, Drinor Selmanaj nga Cyber Academy/Sentry Cybersecurity dhe Mentor Vrajolli nga QKSS

.Diskutimi ngriti një sërë temash si rreziqet e infrastrukturës kritike të pasigurt, palët kryesore të interesit dhe kush ka fuqinë të ndikojë në ndryshimin në lidhje me infrastrukturën kritike, veprimet që vendet dhe/ose institucionet mund të ndërmarrin për të forcuar kapacitetin e fuqisë punëtore të tyre kibernetike dhe mënyrat për të përdorur efektivisht fondet ndërkombëtare në fushën kibernetike.

Panelistët theksuan se përcaktimi i infrastrukturës kritike është një sfidë, duke përmendur se si sektori privat ashtu edhe ai publik duhet të kenë përkufizimin e tyre për IK. Një pjesë e sigurimit të KI është përcaktimi i roleve dhe caktimi i autoriteteve përpara se të ndodhë një incident dhe se incidentet kibernetike duhet të trajtohen si një emergjencë.

Ky webinar u organizua nga Deloitte në bashkëpunim me QKSS dhe Sentry Cybersecurity.