Trajnim për Metodologjinë e Hulumtimit të Ndjeshmërisë Gjinore në Institucionet e Sigurisë

6/02/2023

Trajnim për Metodologjinë e Hulumtimit të Ndjeshmërisë Gjinore në Institucionet e Sigurisë

Stafi i QKSS-së gjatë datave 3 dhe 6 Shkurt, ka mbajtur një trajnim për metodologjinë dhe qasjen në temën e ndjeshmërisë gjinore në institucionet e sigurisë.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit arritën të rrisin kapacitetet e tyre në temën Gjinore dhe Institucionet e Sigurisë. Trajnerja, Dr Sonja Stojanovic Gajic, ndau përvojën e saj të dorës së parë me Auditimin Gjinor në Institucionet e Sigurisë dhe zbuloi sfidat dhe potencialin për të punuar në këtë drejtim.

Ky seminar shërben si hyrje në hulumtimin e ri që QKSS ka planifikuar mbi pengesat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohen gratë që punojnë në institucionet e sigurisë. Ky hulumtim do të kryhet gjatë muajve të ardhshëm.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.