QKSS merr pjesë në takimin e përbashkët të projektit D.Rad në Glasgow

26/10/2023

QKSS merr pjesë në takimin e përbashkët të projektit D.Rad në Glasgow

Më 19-20 Tetor,2023, ekipi i QKSS-së mori pjesë në mbledhjen e rradhës të projektit “De-Radicalizimi në Evropë dhe më gjerë: Zbulim, Zgjidhje dhe Ri-integrim (D.Rad)”, një projekt I skemës së BE-së ‘Horizon2020’ që po zbatohet që nga dhjetori i vitit 2020.

Universiteti Glasgow Caledonian, njëherit edhe koordinator i projektit, organizoi mbledhjen, duke mbledhur partnerët e projektit nga vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë, Gjermaninë, Poloninë, Hungarinë, Finlandën, Slloveninë, Bosnjën, Serbinë, Kosovën, Izraelin, Irakin, Jordanin, Turqinë, Gjeorgjinë dhe Austrinë.

Gjatë mbledhjes, partnerët e projektit diskutuan lidhur me aktivitetet e implementuara deri më tani në kuadër të projektit D.Rad, planifikuan aktivitetet dhe objektivat e ardhshme dhe finalizuan planet për konferencën përfundimtare të projektit, e cila pritet të mbahet në Berlin nga 21 deri më 23 mars, 2024.

Për më shumë informacione mbi projektin, duke përfshirë publikimet e fundit dhe ngjarjet e ardhshme, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të projektit nëpërmjet vegzës në vijim: D.Rad Project – Deradicalisation in Europe and Beyond: Detect, Resolve, Re-integrate (dradproject.com)