19/01/2026
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Prishtinë, e përfaqësuar nga Drejtori, z. Samir Shahini.
Ky Memorandum vendos një kornizë të strukturuar bashkëpunimi në kuadër të projektit “Brezi i rrezikuar: Trajtimi i kriminalitetit tek të rinjtë dhe sigurisë në shkolla përmes hulumtimit dhe reformimit të bazuar në evidenca”. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të mbështesë hulumtimin e bazuar në evidencë, të forcojë koordinimin institucional dhe të kontribuojë në hartimin e politikave të informuara për rritjen e sigurisë në shkolla dhe parandalimin e dhunës rinore.
Palët riafirmojnë angazhimin e tyre për respektimin e standardeve profesionale dhe etike, mbrojtjen e të dhënave dhe zbatimin e qasjeve gjithëpërfshirëse, me synimin e krijimit të një mjedisi shkollor më të sigurt dhe mbështetës për nxënësit.