Mbështetet nga Forumi i Komunitetit për Interes Publik Lipjan, QEAP “Qerdhja” në fshatin Gadime.

23/06/2023

Mbështetet nga Forumi i Komunitetit për Interes Publik Lipjan, QEAP “Qerdhja” në fshatin Gadime.

Pas disa mbledhjeve të organizuara nga Forumi i Komunitetit për Interes Publik (CFPI) në Komunën e Lipjanit, u vendos që të mbështetet QEAP "Qerdhja" në fshatin Gadime, duke e vlerësuar këtë institucion si një nga hapësirat e rëndësishme për interes publik

Në këtë Qendër Edukimi dhe Kujdesi për Fëmijë, edukohen mbi 70 fëmijë nga fshati Gadime, si dhe nga disa fshatra të tjerë, të cilat kanë një popullsi multietnike.

Fillimisht, më datën 16 Qershor 2023, anëtarët e Forumit të Komunitetit për Interes Publik në Komunën e Lipjanit, së bashku me stafin e QEAP "Qerdhja" në fshatin Gadime, kanë blerë materialet e nevojshme, siç janë materialet mësimore, didaktike, argëtuese, mjete të kuzhinës, si dhe mjete të tjera pune për kopshtin. Ndërkaq, më datën 19 Qershor 2023, të gjitha materialet janë dërguar në QEAP "Qerdhja" në fshatin Gadime, të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e Qendrës dhe do të ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të saj. Gjithashtu, ato do të plotësojnë nevojat e fëmijëve për arsimim sa më të mirë.

Edona Reçica Agushi, udhëheqëse e QEAP "Qerdhja" në fshatin Gadime, u shpreh: "Çdo lloj ndihme që vjen është e mirëseardhur, veçanërisht kur na jepet hapësirë që ne si staf i qerdhës të vendosim për blerjen e materialeve që na nevojiten, kjo na ndihmon shumë në plotësimin e nevojave konkrete që kanë fëmijët”.

Projekti Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik (FIERC), financohet nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane.