PUNËTORIA MBI PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

28/11/2016

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka përmbyllur me sukses punëtorinë e dytë dhe të fundit për ketë vit të modulit për Siguri dhe Sundim të Ligjit në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane që mbështet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Në këtë punëtori tre ditore panelistët dhe pjesëmarrësit kanë diskutuar dhe këmbyer informata dhe përvoja të fokusuara mbi: Nxitësit kryesor të Ekstremizmit të Dhunshëm; Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm; Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal/komunal; Rolin e mediave për sa i përket ekstremizmit të dhunshëm; luftimi i ekstremizmit të dhunshëm nga prespektiva e shoqërisë civile, me theks të veçantë u diskutua mbi nevojën për ri-integrim si dhe veçanarisht mbi prespektiven e grave apo rolin e gruas në luften kundër ekstremizmit të dhunshëm. Sesionet në kuadër të kësaj punëtorie kanë ngjallur një interest ë lartë tek pjesëmarrësit e këtij moduli që ka rezultuar në një diskutime të frytshme dhe shkëmbim të njohurive dhe nga prespektiva të ndryshme institucionale. Pjesëmarrësit pas përfundimit të punëtorisë janë shpërblyer me çertifikatë.

Pjesëmarrës të Punëtorisë mbi Parandalimin dhe Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm ishin rreth 30 përfaqësues të institucioneve publike, përkatësisht atyre të sigurisë, drejtësisë, shoqërisë civile, partive politike dhe mediave. Folës në punëtorinë e dytë ishin përfaqësues të insitucioneve, komunitetit fetar, akademikë si dhe përfaqësues të shoqërsië civile.

Moduli për Siguri dhe Sundim të Ligjit në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane është aktivitet vjetor i QKSS, në vazhdën e aktiviteteve për avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.