20/10/2017
Qendra Kosovare per Studime te Sigurise së bashku me Belgrade Center for Security Policy (BCSP) dhe Universitetin e Bristol kanë organizuar një punëtori dy ditore mbi Ndërtimin e Paqes dhe Ngritjen e Kapaciteteve Vendore.
Punëtoria mblodhi një numër të përfaqësuesve të OJQve në Kosovë që punojnë me dhe për komunitetet të margjinalizuara. Nëpërmjet sesioneve të ndryshme është diskutuar se si mund t'i përfshijmë këto komunitete në procese të ndërtimit të paqes dhe cka është bërë deri tash në këtë aspekt.