22/02/2019
Në kuadër të projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të rinjve dhe komunitetit”, sot, me datën 22 shkurt 2019, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka organizuar punëtorinë me prindër dhe stafin akademik të shkollave të mesme në Komunën e Drenasit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i prindërve dhe stafit akademik të shkollave rreth fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm dhe nënvizimi i rolit të tyre në parandalimin e këtij fenomeni. Pjesëmarrësit u njoftuan me rëndësinë e funksionimit të trekëndëshit Nxënës – Prindër - Profesor për parandalimin e fenomeneve negative, përkatësisht ekstremizmit të dhunshëm dhe mënyrat e identifikimit në fazë të hershme të radikalizimit të fëmijëve.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave të mesme nga Komuna e Drenasit, anëtarë të këshillit të prindërve nga këto shkolla dhe përfaqësues të nxënësve nga kjo Komunë.
Ky projekt mbështetet nga Ambasada Holandeze ne Kosove dhe implementohet në gjashtë komuna të Kosovës: Mitrovicë, Lipjan, Prishtinë, Skenderaj, Obiliq dhe Drenas.