26/02/2019
Sot, 26 shkurt, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me organizatën Humani Centar nga Mitrovica, organizuan tryezën e radhës me komunitetin e Graçanicës me titull “Rritja e besueshmërisë dhe dialogut në mes të komunitetit të Graçanicës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe mekanizmave shtetërorë në Kosovë, me fokus kryesor në komunën e Graçanicës. Përmes takimeve të tilla, QKSS synon t'u mundësojë qytetarëve nga këto komuna të njohin më mirë rolin e Policisë së Kosovës në përmirësimin e sigurisë së tyre dhe të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit dhe komuniteteve lokale në arritjen e një mjedisi të sigurt.
Kjo ngjarje mblodhi qytetarë nga Graçanica, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, mediat, Policia e Kosovës dhe ambasadat. Qytetarët patën rastin të diskutonin shqetësime të ndryshme lidhur me sigurinë. Për më tepër, ata kanë diskutuar rreth masave që duhet të ndërmarrë Policia e Kosovës për të përmirësuar sigurinë e qytetarëve.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Rritja e besimit në mes të Policisë së Kosovës dhe komunitetit serb në Kosovë" i cili mbështetet nga The Balkan Trust for Democracy.