ANGAZHIMI I AKTERËVE TË KOMUNËS SË PRISHTINËS NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

12/02/2019

ANGAZHIMI I AKTERËVE TË KOMUNËS SË PRISHTINËS NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sot më 12 shkurt 2019, ka organizuar konferencën e radhës në Komunën e Prishtinës si pjesë e projektit “Parandalimi dhe luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë përmes angazhimit të rinjve dhe komunitetit” i cili përkrahet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.

Pjesë e panelit ishin:

Znj. Vesë Kelmendi, QKSS

Znj. Mimoza Hasani- Pllana, Eksperte e programeve arsimore në CVE për Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Moderimi u bë nga Znj.Rudinë Jakupi, QKSS.

Znj. Vese Kelmendi prezantoi gjetjet më të reja të perceptimeve publike rreth ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, si dhe punën dhe të arriturat e QKSS-së në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe kontributin e organizatës në hartimin e Strategjisë Nacionale dhe tregoi gatishmërinë e QKSS për bashkëpunim me nivelin lokal për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Znj. Mimoza Pllana, u fokusua tek cështjet për njohjen e mësimdhënësve me konceptet bazë të PV: ekstremizëm, radikalizëm dhe terroizëm, ndërgjegjësimi i të rinjëve për platformat online si dhe promovimi i doracakut për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Pjesë e këtij takimi ishin: akterët komunal, përfaqësues nga bashkësitë fetare, përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësus nga institucionet e sigurisë dhe mediat.