11/12/2014
Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondacioni i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s me temën: “E Ardhmja dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor”. Në këtë takim u diskutuan tema si: Bashkëpunimi Rajonal, Implementimi i Marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë, Intergimet në NATO dhe Union Evropian si dhe puna e papërfunduar në lidhje me çështjen e Bosnjës dhe Herzegovinës.
Në cilësinë e folësit për të diskutuar rreth temës, Marrëveshja Serbi-Kosovë- Një pikë kthese, Drejtori i QKSS ka fokusuar ligjeratën kryesisht në marrëveshjet Kosovë – Serbi, duke vënë theksin në mos implementimin e marrëveshjeve të arritura. Megjithatë ka potencuar si hap pozitiv marrëveshjen për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës. Si shqetësim ka ngritur mos anëtarësimin e Kosovës në Organizatat Regjionale të Sigurisë, duke theksuar sidomos pengesat që paraqiten nga Bosnja si mos njohëse e Kosovës dhe shtyrë nga Serbia për të penguar anëtarësimin e Kosovës në këto organizata. Qehaja gjithashtu theksoi se anëtarësimi i Kosovës në këto organizata do të kontribuonte në sigurinë regjionale.
Për të lexuar publikimin ju lutem klikoni më poshtë: