12/12/2014
Drejtori ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja morri pjesë në debatin me temën “Siguria dhe çështjet e brendshme” i rganizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike. Ky debat është pjesë e serisë së debateve të mbyllura që ka si synim ofrimin e një alternative veprimi të menjëhershëm në pesë sfidat më të mëdha të qeverisë së re.
I ftuar në cilësinë e ekspertit, Qehaja dha kontributin e tij duke debatuar për këto tema:
° Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë – Sipas Qehajës, rishikimi strategjik është një proces i mirëfillët për FAK dhe për herë të parë është i bazuar në kontekst vendor edhe pse kanë mbetur disa modalitete për miratim në kuvend siç është Lista Srpska.
° Procesi i verifikimit të sigurisë – verifikimi i deputetëve nuk është praktikë e mirë dhe e vlerëson atë si një proces të degraduar, sipas tij është e nevojshme të bëhet rishikimi i Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë.
° Marrëdhëniet me Serbinë – sa i përket marrëdhënieve me Serbinë duhet të rregullohen disa procese si Menaxhimi i Integruar i Kufirit, mbrojtja civile e Strukturave paralele, standardizimi i sigurisë në bashkësi dhe integrimi i Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë.