MONITORIMI DHE VLERËSIMI I INTEGRITETIT NË POLICINË KOSOVËS

8/11/2018

MONITORIMI DHE VLERËSIMI I INTEGRITETIT NË POLICINË KOSOVËS

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka organizuar fokus-grupin me qëllim të mbledhjes të dhënave për raportin monitorues dhe vlerësues të integritetit në sektorin e sigurisë – me fokus në Policinë e Kosovës. Ky fokus-grup ka mbledhur së bashku përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor të Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, organizatave ndërkombëtare prezente në Kosovë që kanë për fokus fuqizimin e integritetit në Polici të Kosovës si ICITAP dhe OSBE, shoqërisë civile, njohës të çështjeve të sigurisë dhe mediave.

Qëllimi i këtij fokus-grupi është nxitja e diskutimeve për çështjet më të rëndësishme të integritetit në Policinë e Kosovës, duke përfshirë këto fusha: transparencën, prokurimin publik, menaxhimin e burimeve njerëzore, kontrollin e brendshëm, pavarësinë dhe parandalimin e konfliktit të interesit në Policinë e Kosovës si dhe punën e Inspektoratit Policor të Kosovës në raport me Policinë e Kosovës.

Raporti monitorues dhe hulumtues do të publikohet në Shtator të vitit 2017 dhe do të rekomandojë hapat që duhet bërë nga institucionet e vendit për përmirësimin e integritetit në sektorin e sigurisë në Kosovë.

 

Ky event është u organizua në kuadër të programit të QKSS për ngritje të integritetit në sektorin e sigurisë, mbështetur nga Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).