Publikimi i raportit: Ndikimi rus në Kosovë në hijet e mitit dhe realitetit

13/11/2020

Publikimi i raportit: Ndikimi rus në Kosovë në hijet e mitit dhe realitetit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) sot, me 12 Nëntor 2020, ka publikuar raportin "Ndikimi rus në Kosovë në hijet e mitit dhe realitetit" nga autori Z. Elis Vllasi Vizitor hulumtues i Programit Fulbright në QKSS dhe Ligjërues në Universitetin Purdue në SHBA.

Ky raport hedh dritë në masën në të cilën është ushtruar ndikimi rus në Kosovë dhe në rajon. Ai siguron një kuptim të plotë kontekstual të terrenit rus në rajon dhe veçanërisht në Kosovë. Raporti si i tillë siguron për herë të parë kërkime gjithëpërfshirëse empirike të bazuara mbi morinë e ndikimit rus në fushat më të gjera të politikës, sigurisë, ekonomisë dhe kulturës. Ai shton njohuritë në rritje të fuqive jo-perëndimore që ndikojnë në dinamikën në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, shpesh në dëm të demokracisë dhe përpjekjeve liberale për ndërtimin e paqes. Shkurtimisht, raporti jep përgjigje për grupin e pyetjeve që kanë të bëjnë me interesat ruse karshi Kosovës.

Raporti u botua përmes një ngjarje online në internet, me prezantimin e gjetjeve kryesore nga Dr Elis Vlasi, pasuar me komente nga Z. Lulzim Peci, Drejtor Ekzekutiv dhe Themelues Kryesor i KIPRED. Paneli u moderua nga Dr Florian Qehaja, Kryesues i Bordit të KCSS.

Në këtë ngjarje morën pjesë më shumë se 35 pjesëmarrës, përfshirë pjesëmarrjen e zyrtarëve qeveritarë dhe jo-qeveritarë, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, gazetarë dhe studiues ndërkombëtarë të fushës si dhe përfaqësues të pranisë diplomatike në Kosovë.

Prezantimi i raportit mund të gjendet këtu

Raporti mund të gjendet këtu: shqip, anglisht

Ky hulumtim u sponsorizua përmes Programit Fulbright nga Departamenti i Shtetit i Sh.B.A dhe nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë si institucion nikoqir.