11/11/2020
Është publikuar përmbledhja e raportit "Infrastuktura e integritetit: Korrupsioni dhe zotimet anti-korrupsion në Ballkanin Perëndimor". Kjo përmbledhje e përgjithshme dhe raporti i plotë i Infrastrukturës së Integritetit Korrupsioni dhe zotimet anti-korrupsion në Ballkanin Perëndimor janë materiale të përgatitura nga Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore (SEE-Obs), një organizatë anëtare e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.
SEE-Obs është një platformë që mbledh së bashku dhe fuqizon organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe në Serbi. Observatori kërkon t’i krijojë mundësi shoqërisë civile që të identifikojë, analizojë dhe të krijojë një tabllo të prirjeve dhe tendencave kriminale, si dhe ndikimin e tyre mbi trafiqet e paligjshme, qeverisjen, zhvillimin, marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë dhe respektimin e ligjit.
SEE-Obs mbështet organizatat e shoqërisë civile në punën e tyre për monitorimin e zhvillimeve dhe tendencave të krimit të organizuar në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Observatori u krijua në vitin 2018, pas Samitit të Londrës me vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ky publikim bazohet mbi raporte monitorimi kombëtare të hartuara nga Krisela Hackaj (Shqipëri), Eldan Mujanovic (Bosnjë Hercegovinë), Mentor Vrajolli (Kosovë), Dejan Milovac (Mal i Zi), Slagjana Taseva (Maqedoni e Veriut), dhe Miodrag Milosavljevic (Serbi). Falënderojmë ekspertët për kontributin dhe njohuritë e tyre, si dhe për angazhimin përgjatë gjithë zhvillimit të projektit.
Ky raport u përmblodh dhe u analizua nga Ugljesa (Ugi) Zvekic dhe Suncana Roksandic Vidlicka. Falënderime të veçanta për Walter Kemp dhe Kristina Amerhauser për punën dhe mbështetjen e tyre gjatë hartimit të Përmbledhjes së Përgjithshme dhe raportit.
Ky publikim u realizua me mbështetjen financiare të Fondit të Mbretërisë së Bashkuar për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri. Përgjegjësia mbi përmbajtjen e këtij publikimi bie vetëm mbi GI-TOC, dhe përmbajtja nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Raportet mund t'i gjeni në lidhëzat e mëposhtme: