22/06/2022
Sot, me datën 22 Qershor 2022, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin hulumtues “Ndikimi i Dezinformimit dhe Polarizimit Politik Gjatë Pandemisë COVID-19 në Kosovë”. Ky raport është një përpjekje për dokumentmin e rasteve të dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë, si dhe identifikimin e implikimeve të tyre në formësimin e qëndrimeve të publikut ndaj pandemisë dhe menaxhimit të pandemisë. Qëllimi i raporti është të shërbejë si një paralajmrim për institucionet dhe publikun e Kosovës dhe si thirrje urgjente për shqyrtimin e përpjekjeve për komunikim strategjik teksa përgatitemi për krizat e ardhshme kombëtare.
Raporti konstaton se përpjekjet e mediave që t’i ofrojnë publikut informacion të besueshëm rreth COVID-19, u sfiduan nga prania e lajmeve të rreme dhe konspiracioneve për virusin dhe pandeminë në rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme online. Prania e teorive konspirative, dezinformimit dhe lajmeve të rreme në rrjetet sociale në Kosovë, pati efekte të dëmshme tek perceptimi publik për pandeminë si kërcënim dhe pranimin e kufizimeve institucionale për parandalimin e pandemisë.
Në konferencën e organizuar sot, përveç prezantimit të të gjeturave të raportit, pati edhe një diskutim në panel ku të pranishëm ishin:
Folësit e konferencës theksuan nevojën për një plan të centralizuar të komunikimit strategjik nga institucionet e Kosovës. Rrjedhimisht, bazuar në përvojën e pandemisë COVID-19 dhe mësimet e nxjerra nga shqyrtimi i mjedisit informativ të Kosovës në të cilin u zhvillua menaxhimi i pandemisë, institucionet e Kosovës duhet të zhvillojnë një strategji të qartë dhe gjithëpërfshirëse komunikimi për çështjet që kanë të bëjnë me mirëqenien e publikut – duke përfshirë kriza shëndetësore, emergjencat natyrore dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare - që siguron ndarje konkrete dhe të qarta të roleve dhe veprimeve në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Ky raport u publikua në kuadër të projektit “Pandemia COVID-19 në Kosovë: Identifikimi dhe Trajtimi i Fushatave të Dezinformimit” i mbështetur nga Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.
Verzionin e plotë të raportit mund ta gjeni këtu.