Ndikimi i dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë

22/06/2022

Ndikimi i dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Mbështetur nga

The Balkan Trust for Democracy, USAID

AUTORË

Shpat Balaj, Skender Perteshi

Shkarko

Ky raport është një përpjekje për dokumentimin e rasteve të dezinformimit dhe polarizimit politik gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë, si dhe për gjurmimin e implikimeve të tyre në formësimin e qëndrimeve të publikut ndaj pandemisë dhe menaxhimit të pandemisë.

Përmes përdorimit të metodave të përziera të hulumtimit, të cilat përfshijnë punën studimore, monitorimin e mediave, pyetjet për grupet e fokusit dhe instrumentet e opinionit publik, raporti identifikon narrativat më të shpeshta të dezinformimit të hasur në domenin publik të Kosovës, studion mënyrën si ndërlidhen ato me narrativat globale dhe rajonale rreth pandemisë COVID-19, dhe heton mënyrën si u minuan përpjekjet për vaksinim masiv nga tronditja në themele e mjedisit politik të vendit, çka e rriti edhe më tej ngurrimin e publikut ndaj vaksinimit dhe çoi në numër rekord të vdekjeve.

Përmes shembujve në Kosovë, raporti vërteton gjetjet e kohëve të fundit të studiuesve që shqyrtojnë besimin e publikut tek qeveria dhe cenueshmërinë e atij vendi ndaj dezinformimit. Raporti tregon se besimi tek institucionet dhe politizimi i çështjeve të shëndetit publik janë dy faktorë që ndikojnë tek perceptimi i publikut rreth çështjeve të shëndetit publik, duke rezultuar në një mjedis me potencial më të lartë për depërtimin e dezinformimit. 

Në këtë sens, përfundimi i raportit është se përpjekjet e mediave kryesore që të prodhonin dhe t’i ofronin publikut informacion të besueshëm rreth COVID-19, janë sfiduar nga prania e lajmeve të rreme dhe konspiracioneve për virusin dhe pandeminë, të shpërndara kryesisht përmes mediave digjitale, rrjeteve sociale dhe burimeve të paverifikuara online. 

Verzioni në serbisht i raportit mund të gjindet këtu.