Publikim i raportit: Indeksi Kosovar i reziliencës - Ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?

30/09/2020

Publikim i raportit: Indeksi Kosovar i reziliencës - Ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot, më 30 shtator 2020 ka publikuar raportin me titull: “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?”, raport ky i cili ka bërë matjen e nivelit të reziliencës së komunitetit ndaj dhunës, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Kosova përballet me sfida të mëdha të cilat kanë penguar zhvillimin vendit si dhe ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarit të cilat shpien në rritjen e pasigurisë së shoqërisë kosovare për një jetë më të mirë në Kosovë. Mungesa e pasigurisë tek qytetarët ndikoi që shoqëria kosovare të kërkoj alternativë për një jetë më të mirë duke migruar në vendet e Evropës Perëndimore. Sfidat si korrupsioni, krimi i organizuar, sistemi i dobët i edukimit e shëndetësisë, mungesa e sundimit të ligjit dhe qeverisja e keqe kanë krijuar një ambient të humbjes së shpresës së qytetarëve për një jetë më të mirë në vend si dhe kanë rritur nivelin e cenueshmerisë së popullatë s  ndaj formave të  ndryshme ekstremizmit të  dhunshë m dhe dhe radikalizmit në vend.

Raporti vlerëson se ndër shkaktarёt kryesor të cënueshmërisë dhe përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm Brenda komunitetit në  Kosovë ishin dhe mbeten ndjenja e përkatësisë, përhuajësimi, ri-islamizimi, vakumi identitar, prejardhja familjare dhe lidhjet familjare me personat e radikalizuar, keqpërdorimi i fesë, mungesa e sigurisë, qasja jo e barabartë  në  drejtë si, besimit në  institucione të  shtetit. Poashtu edhe kapja e shtetit, korrupsioni, mungesa e lirisë së besimit dhe praktikimit krijuan një ambient të përshtatshëm për përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë. Raporti vlerëson se institucionet e shtetit, komuniteti, shoqëria civile duhet të  punojnë  në  forcimin e kohezicionit social dhe identitar, ngritjen e besimit në  shtet si dhe forcimin e bashkë  jetesë s fetare në  Kosovë  si indicator kryesor për forcimin e qëndrueshmërisë  së  popullatë s ndaj formave të  ndryshme të  dhunë s dhe radikalzimit në Kosovë .

Për matjen e nivelit të  reziliecës së  komunitetit ndaj dhunës dhe ekstremizmit të  dhunshëm në  Kosovë  janë  matur kë ta indikator: a) identiteti dhe kohezioni shoqёror b.) bashkёjetesa fetare  dhe ajo brenda feve, si dhe c.) Besimi në institucionet shtetërore dhe lidhja me Kosovën. Këta indikatorë konsiderohen se përputhen me nevojat dhe kontekstin e Kosovёs. Indikatorët tё tjerë përcjellës të cilёt janё vlerёsuar nё kёtё raport lidhen qeverisja e mirë, forcimin e demokracisë, respektimin e tё drejtave tё njeriut, si dhe sundimin e ligjit.  Ky raport nuk eliminon çështjet e edukimit, punësimit dhe gjendjen e rëndë ekonomike e sociale si shkaktar të përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në vend, mirëpo nuk i vendos si faktorёt qёndror tё pёrhapjes sё ekstremizmit dhe radikalizmit.

Identiteti kombëtar apo shprehja e ndjenjës kombëtare mbetet shumë e fortë në Kosovë dhe se komuniteti ndihet shumë krenar me përcaktimin e identitetit të tij kombëtar. Sfidë mbetet krijimi i hapësirës për të shprehur lirshëm ndjenjat fetare apo orientimin politik. Të anketuarit deklaruan se në vend nuk ka liri të mjaftueshme për të shprehur lirshëm orientimin e tyre politik, identitetin apo ndjenjën e tyre fetare. Një situatë e tillë është shqetësuese për faktin se mungesa e lirisë për të  shprehur orientimin politik apo ndjenjën fetare krijon një ambient të përshtatshëm për diskriminim dhe stigmë të komuniteteve të cenueshme nga ekstremizmi apo radikalizmi në vend.

Qytetarët kanë besim të ulët ndaj nivelit komunal si dhe institucioneve në nivel qendror në Kosovë. Kjo përbën një shqetësim për faktin se mungesa e ndërveprimit ndërmjet komunitetit dhe institucioneve të shtetit krijon një hapësirë më të madhe për rritje të pasigurisë në vend, si dhe krijon ambient të përshtatshëm për përhapjen të dhunës dhe radikalizmit.

Harmonia fetare mbetet ndër vlerat kryesore me të cilat identifikohet shoqëria kosovare e cila ka ndihmuar vendin në parandalimin e përhapjes me të madhe të elementeve radikale fetare në vend. Përderisa ka një harmoni të shkëlqyer ndërmjet komuniteteve që u takojnë feve të ndryshme, sfidë mbetet përplasja e sekteve apo grupeve të ndryshme brenda komunitetit të besimit islam në vend, sidomos brenda Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK). Një përplasje e tillë ka armiqësuar komunitetin praktikues islam në vend si dhe ka krijuar trupa paralele religjioze në vend.

Ky raport është publikuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm" mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në  Kosovë .

*Kjo konferencë është organizuar në përputhje të plotë me rekomandimet dhe udhëzuesit e institucioneve shëndetësore për distancim dhe higjienë, për shkak të situatës me pandeminë.