24/09/2020
QKSS ka organizuar trajnimin për hulumtues në terren për Edicionin e parë të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (QKSS).
Trajnimi u organizua të mërkuren, më 23 shtator 2020 dhe u mbajt nga Ekipi Hulumtuesi i QKSS-se. Në këtë trajnim ishin të pranishëm 30 pjesëmarrës të cilët janë përzgjedhur si hulumtues dhe kordinator për këtë edicion të Barometrit.
Pjesa e parë e trajnimit iu dedikua kryesisht prezentimit të përgjithshëm dhe rëndësisë që ka Barometri si dhe u bë prez0ntimi i stafit të QKSS përgjegjës për këtë projekt dhe pjesëmarrësve të tjerë në trajnim.
Ky sesion gjithashtu përfshiu edhe diskutimin e gjerë mbi metodologjinë dhe rregullat të përgjithshme të punës në teren.
Ndërkaq, në pjesën e dytë u diskutua për pyetësorin dhe u shtjelluan në detaje të gjitha pyetjet nga ana e prezentuesve dhe hulumtuesve. Hulumtimi në terren do të fillojë më 25 shtator 2020 dhe do të zhvillohet ne 38 komunat e Kosovës ku do të intervistohen 1200 amvisëri. Njëkohësisht, hulumtimi do të zhvillohet edhe në Serbi dhe do te implementohet nga partneret tanë.
Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).