7/02/2020
Gjetjet preliminare: ZBËRTHIMI I NDIKIMIT RUS NË KOSOVË Autor: Elis Vllasi, Ph.D., Purdue Policy Research Institute, Fulbright Fellow Publikuar nga: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (institucioni nikoqir) Raporti i plotë do të publikohet gjatë muajit Mars 2020
Konteksti
Ndikimi Rus në Kosovë nuk ka qëllim Kosovën, specifikisht, por Serbinë dhe rajonin.
Ndikimi Rus nuk drejtohet në përvetësimin e Kosovarëve por është kundër Kosovës si shtet.
Objektivat
Në parandalimin dhe diskreditimin e zgjerimit të NATO-së dhe integrimeve Evropiane.
Krijimin e imazhit të Rusisë si një forcë botërore.
Të ushtroj ndikim ne Serbi duke i ofruar të promovoj/mbroj interest e Serbisë ne Kosovë.
Njohja e Kosovës të shërbej për një këmbim ndërmjet Rusisë dhe SHBA/EU për të njohur realitetin e krijuar ne zonën post-Sovjetike.
Të ofroj një model politik si alternativë ndaj modelit liberal perendimor.
Akteret
Serbet e Kosovës: nuk kanë autonomi veprimi; jo të gjithe Serbët perkrahin ndikimin Rus.
Serbia: kontrollon/filteron ndikimin Rus tek komuniteti Serb në Kosovë.
Ruset: akter shtetëror dhe jo shtetëror veprojn në Kosovë.
Ndërkombëtaret: Spekulim! organizatat multilaterale me pjestarë Rus / përkrahës të politikes Ruse (jo Rus).
Kosovarët: mundësues të ndikimt por pa dashje.
Mënyrat e Ndikimit
Indirekte: Eksploatimi i rrethanave ekzistuese
-Mangësite Institucionale (të Shtetit)
Zgjedhjet e shpeshta
Mungesa e koordinimit ndër-institutcional
Mungesa e sundimit të ligjit
Korrupsioni
Krimi i organizuar
Zhvillimi i dobët i infrastruktures kibernitike
Disa vendime të qeverisë vënë në pikëpytje besushmërine e tyre
-Mangësite Shoqërore (tek Kosovarët)
Popullariteti i dezinformatave/propagandes vendore i jep hapësirë keqpërdorimit Rus
Mosbesimi i lartë ndër popullatë është alarmus
Mosbesimi i shoqërisë në qeveri të Kosovës
Teorite konspirative lulëzojne në shoqëri
-Mangësite Institucionale dhe Shoqërore (tek Serbët e Kosovës)
Sovraniteti i dyfishtë (Institutcionet e Kosovës vs. Serbisë)
Afersia emocionale me Rusine/Kisha Ortodokse Serbe/Pan-Sllavizimi
Ndikimi Rus bazohet në propagandë më shumë se në çdo kanal tjetër
Direkt: Krijimi i Rrethanave të Reja
- Në nivel ndërkombëtar, Rusia mbështet aspiratat Serbe në Kosovë
- Parandalon normalizimin dhe favorizon destabilizimin e vendit
- Përqesh/margjinalizon Kosovën dhe Kosovarët (p.sh., Kulura, feja)
- Shfrytëzon afërsinë emocionale që Serbet kanë për Rusinë
- Mediat Ruse pasqyrojn Rusinë si shpëtimtare të Serbve; dhe Kosovarët si akter të kqinjë
Niveli i Ndikimit
Maksimumi është i pamundur
Shumica dërmuse e popullatës: pa lidhje kulturore/fetare/etnike me Rusi
Popullata është e orientuar kah Perendimi dhe nuk ka simpati për Rusi
Prania e SHBA/NATO/EU kufizon hapsirën e ndikimit Rus
Kosova nuk varet nga gazi/vajrat apo investimet Ruse
Jo prania është jo ekzistente
Vetë kjo mbledhi në një menyre pasqyron se Rusia ka ndikim në Kosovë
Ndikimi rrjedh edhe nga vetë fuqija e shteteve te forta
Kosova është si Berlini Lindor gjatë Luftës së Ftohtë. Shumë shërbime informative veprojn këtu!
Mesatarja është me reale
Ndikimi Rus kryesisht ushtrohet në nivel global, e jo ne Kosovë (p.sh., diplomaci, ekonomi)
Ndikimi në terren (në Kosovë) është i vogël dhe ushtrohet përmes Serbisë
Mësimet qe “duhet” të Nxirren
Shteti
-Ndikimi i Serbisë është KYQ. Kundërshtoje ndikimin e Serbisë për të zvogëluar ndikimin Rus.
- Rritje e transparencës
Publikim vjetor i aktiveteteve të Rusisë ne Kosovë
Përfshirja e univerziteteve/instituteve/shoqërise civile në formulim të strategjive/politikave
-Ngritja e kualitetit arsimor; ngritje të edukimit medial; ndikimi më i vogël
-Luftimi i korrupsionit: ngritja e korrupsionit; zbritje të edukimit medial; ndikimi më i madh
-Krijimi i ligjeve të reja që kundërshtojn ndikimin armiqësor, posaqërisht në Internet;
Shoqëria
- Nuk ka nevojë të ketë frikë, por duhet të ketë gatishmëri (vigjilencë): nuk duhet të kesh tendenca pro-Ruse që të manipulohesh
- Besimi ndërmjet njerëzve; rritje të rezistencës ndaj ndikimit
-Përkrah programe shkollore qe nxisin të menduarit kritik
-Përkrah një rritje në edukimin medial
-Përkrah gazetarinë hulumtuese
- Përkthe lajmet në gjuhën Serbe të u ipen Serbve burime shtesë të lajmeve
-Përkrah media të pavarura të Serbve të Kosovës
-Rritje në mosbesim ndaj gazetarise; zbritje të educates mediatike; rrite ndikimim
Bashkësia (Perendimore) Ndërkombëtare (US/EU/NATO)
-Pregatite Kosovën për antarësim në NATO
-Arsimo, Ushtro, Bashkëpuno, dhe Kordino (me organet e Kosovës) mësimet e nxjerrura nga lufta hibride
Gjetjet e publikuara janë të Autorit dhe nuk paraqesin në asnjë mënyre pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë Departamentit të Shteteve të Bashkuara Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Prishtinë, Kosovë apo ato të World Learning.