23/09/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka lansuar sot publikimin “Procesi i Berlinit- rruga për në Evropë, apo rruga për askund?”, raport ky i cili i përgjigjet një sërë pyetjesh lidhur me proceset integruese të Kosovës, dialogut Kosovë- Serbi por edhe pozitën e Kosovës pas ndërtimit të relacioneve të Serbisë me Shqipërinë.
Ky dokument i politikave, i hartuar nga hulumtuesja e QKSS, Donikë Emini, ka për qëllim trajtimin e pozicionit të Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe të diskutojë rreth procesit të integrimit të Kosovës në BE, dialogut me Serbinë si kushtëzimi më i madh që BE-ja po e përdor në rastin e integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, si dhe sfidat për bashkëpunim rajonal dhe mundësisë që do të sjellë për rajonin Procesi i Berlinit. Nga gjetjet kryesore të hulumtimit të QKSS del se Procesi i Berlinit është duke u zhvilluar në këtë moment për të garantuar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal, ku parashikohet anëtarësimi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).
Ky proces ka për qëllim që të përmbushë lodhjen e zgjerimit, e cila është krijuar si pasojë e disa deklaratave zyrtarë të BE-së për mos zgjerim të mëtejmë gjatë viteve të ardhshme. Si proces i iniciuar nga Kancelaria Gjermane Angela Merkel në vitin 2014, procesi përfshin edhe zgjidhjen e kontesteve bilaterale përfaqëson një pjesë të madhe të procesit të Berlinit, duke u fokusuar në mosmarrëveshjet e mbetura dhe të hapura bilaterale, si dhe disa çështje potenciale që pritet të rrjedhin kryesisht me demarkacionit kufitare.
Përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe morën formë gjatë Samitit të Vjenës, me lëshimin e deklaratës së përbashkët për çështjet bilaterale. Megjithatë, ka mungesë të mekanizmave të zbatimit apo monitorimit që do të siguronin zbatimin e zotimeve të bëra gjatë këtij procesi. Ulja e mundshme e vëmendjes, veçanërisht nga Gjermania, do të shënonte Procesin e Berlinit si “vetëm një tjetër iniciativë” pa rezultate të prekshme.
Ndonëse nuk ka pasur një mbivendosje me dialogun Kosovë-Serbi në zgjidhjen e njërës nga mosmarrëveshjet më sfiduese bilaterale në rajon, Procesi i Berlinit pa një qasje të re strategjike për këtë çështje, duke theksuar marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe, me anashkalimin e Kosovës si një “elefant në dhomë” në lidhje me marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe.
Procesi i Berlinit jep më shumë rëndësi, të paktën formalisht, ndaj udhëheqësve Shqiptarë dhe Serbë, ndërsa nuk ka një objektiv të qartë i cili është i fokusuar në zgjidhjen e pengesave të mbetura në lidhje me shtetësinë e Kosovës, jo-funksionalitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe ngërçit politik në Maqedoni. Megjithatë pikëpyetje mbetet se me çfarë strategjie do t’i qaset Kosova relacioneve të reja të Shqipërisë me Serbinë, e cila vazhdon të bllokojë proceset integruese kosovare.