23/09/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë në Prishtinë, të premten me datën 23 shtator 2016 ka mbajtur konferencën në të cilën z. Nick Gurr, Drejtor për politika ndërkombëtare të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka mbajtur një prezantim lidhur me temën: sfidat botërore, britanike dhe ato bashkëkohore të mbrojtjes.
Me këtë rast z. Gurr ka theksuar nevojën e shteteve me demokraci të Zhvilluar si nevojë për të luftuar rreziqet që po i kanosen botës por edhe regjionit. Duke folur për Kosovën ai ka shprehur gatishmërinë e Britanisë së Madhe për të ndihmuar Kosovë në proceset integruese qoftë rajonale qoftë ndërkombëtarë sidomos në sferën e sigurisë si dhe përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Drejtori i QKSS, Dr. Florian Qehaja ndërkaq në fjalën e tij hyrëse ka folur rreth rolit të Britanisë së Madhe si mike e Kosovës në procese të rëndësishme të saj e sidomos në ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në aspektin e sigurisë dhe në veçanti të FSK-së duke thirrur në vazhdim të mbështetjes edhe për Forcën e ardhme të armatosur të Kosovës. Gjatë kësaj konferencë audience ka pasur mundësi të parashtrojë pyetje për z. Nick Gurr.
Kjo ngjarje është organizuar nga Ambasada e Britanisë në Kosovë me mbështetjen e QKSS.