29/09/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), është bërë anëtare e familjes prestigjioze të rrjetit të instituteve që merren me hulumtime në sferës së ekstremizmit të dhunshëm RESOLVE. QKSS është instituti i vetëm nga Evropa lindore në “Resolve”. Ky rrjet udhëhiqet nga Instituti amerikan për Paqe (US Insitute for Peace), ndërsa përbënë një konsorcium ndërkombëtar të studiuesve dhe organizatave hulumtuese që janë të angazhuara për fuqizimin e komuniteteve të tyre lokale, e në veçanti në fushën e hulumtimit sa i përket ekstremizmit të dhunshëm dhe hartimin e analizave empirike për këtë fushë.
Anëtarët e rrjetit, sikurse QKSS, kanë qasje në bibliotekën e kërkimit të këtij rrejt, bazën e të dhënave të tij si dhe në indeksin e ekspertëve që mbulojnë këtë sferë. QKSS është një ndër 17 organizatat që janë anëtare të këtij rrjeti nga mbarë bota.
Drejtori i QKSS, Florian Qehaja po merr pjesë në takimin inaugurues në Uashington DC. Ai është pjesë e panelit në të cilën do të bëjë një prezantim lidhur me ri-integrimin dhe recidivizmin.
Për të kuptuar më tepër rreth punës së rrjetit “Resolve” ju lutem klikoni nëvegëzen: http://www.resolvenet.org/global-netëork/ apo kërko aktivitetet e rrjetit në profilet sociale si Twitter dhe Facebook përmes: #RESOLVEForum apo #CVE, #PVE, #SDG16, #PreventVE, #opendata, #radicalization, #deradicalization.