27/07/2015
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me 24 dhe 25 Korrik 2015, ka mbajtur takimin planifikues për gjashtë mujorin e dytë për vitin 2015. Qëllimi i këtij takim ishte për të vlerësuar punën e QKSS-së për periudhën e parë të vitit Janar – Qershor, si dhe përgatitja e planit strategjik për pjesën tjetër të vitit 2015.
Gjatë takimit dyditor të QKSS u diskutua për: projektet dhe aktivitetet ekzistuese për vitin 2015, thithja e fondeve, ngritja e cilësisë dhe kualiteti i produkteve, strategjia e komunikimit, dhe kuvendi i QKSS-së.
Në ditën e parë u prezantuan projektet dhe aktivitetet nga zyrtarët e projekteve ku secili ka raportuar dhe informuar stafin për ngjarjet dhe aktivitetet e ardhshme të cilat priten të realizohen. Gjithashtu, i gjithë stafi është angazhuar për identifikimin e krijimit të bashkëpunimit me partnerë të ri. Në pjesën e dytë të ditës u mbajt një sesion trajnimi për ngritjen e cilësisë dhe kualitetit të produkteve, ndërsa dita përfundoj me diskutim për metodat e reja të avokimit.
Në ditën e dytë të takimit u caktuan objektivat dhe detyrat në fushën e komunikimit si dhe është punuar në grupe për përfundimin e procesit të hartimit të strategjisë së komunikimit.
Takimi dyditor përfundoi duke nënshkruar vendimet e brendshme të QKSS-së nga i gjithë stafi.