1/08/2015
Fjolla Raifi, hulumtuese në QKSS, ka qenë pjesë e vizitës në SHBA si pjesë e programin Open World. Programi është pjesë e fellowship-it të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, dhe si i tillë u organizua për herë të parë në Kosovë.
Fjolla ishte pjesë e njërit nga tri grupet që udhëtuan për në Washington DC ku zhvilluan trajnimin hyrës dhe një numër të madh takimesh brenda Kongresit Amerikan. Më pas, si delegate në grupin me temën ‘Lideret e Reja të Kosovës’, Fjolla pati mundësinë të udhëtojë drejt North Carolina, shtet në pjesën Jugore të SHBA-së, ku zhvillojë një numër të madh të trajnimeve në fushën e lidershipit dhe menaxhmentit.
Si pjesë e takimeve të shumta, delegatet vizituan dhe shkëmbyen eksperienca në Departamentin Policor të SHBA në North Carolina me disa nga përfaqësueset femra në detyrë, ku Fjolla dha një prezantim mbi përfaqësimin e gruas në institucionet e sigurisë në Kosovë dhe implementimin e NAP të UNSCR 1325.