Përvjetori i 13-të i themelimit të QKSS-së

17/04/2021

Përvjetori i 13-të i themelimit të QKSS-së

Të dashur kolegë, partnerë, donatorë dhe miq.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot feston përvjetorin e trembëdhjetë të themelimit të saj. Për ne ky udhëtim i gjatë ka qenë i mrekullueshëm, me shumë suksese përgjatë viteve. Punë e jashtëzakonshme nga ekipi ynë. Mbështetje e sinqertë dhe domethënëse nga donatorët, partnerët, mediat dhe miqtë tanë.

Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ju që besuat në misionin tonë dhe u bashkuat në përpjekjet tona për promovimin dhe kultivimin e qeverisjes së mirë, qëndrueshmërisë dhe integritetit.

Rrugëtimi ynë vazhdon!