Forumi i Gruas për Siguri me gratë nga Komuna e Pejës

14/04/2021

Forumi i Gruas për Siguri me gratë nga Komuna e Pejës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) po vazhdon me organizimin e diskutimeve në kuadër të platformës Forumi i Gruas për Siguri, me ç’rast në vende të ndryshme të Kosovës po zhvillohen takime me vajza dhe gra nga prapavija të ndryshme për të biseduar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

Kësaj radhe Forumi i Gruas për Siguri u realizua me pjesëmarrëset nga Peja të cilat listuan problemet kyçe me të cilat ballafaqohen vajzat dhe gratë në Pejë në aspektin e sigurisë, duke përfshirë dhunën në bazë gjinore, stereotipet dhe paragjykimet ndaj rolit të grave në shoqëri si dhe mundësitë e limituara qe gratë të angazhohen në mënyrë të barabartë në adresimin e çështjeve të sigurisë.