5/03/2014
Më 05 Mars, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) publikoi analizën e titulluar “Përfshirje apo përjashtim? Minoritetet në Sektorin e sigurisë në Kosovës e pas-pavarësisë”.
Kjo analizë ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të detajuar të përfshirjes së minoriteteve në sektorin e sigurisë në Kosovë, përkatësisht të institucioneve siç janë: Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
Të dhënat preliminarare tregojnë se Kosova posedon një kornizë të konsoliduar ligjore që garanton përfshirje të barabartë dhe dinjitetshme për të gjitha komunitetet etnike në Kosovë. Megjithatë, implementimi i kornizës ligjore ende janë duke u sfiduar nga faktorët politike, social dhe ekonomik.
Përderisa Policia e Kosovës është “lider” në përfaqësimin e minoriteteve etnike, Forca e Sirgurisë së Kosovës ende po përballet me sfidat politike dhe presionet nga jashtë. Policia e Kosovës numron rreth 8,670 zyrtarë policorë dhe 1143 staf civil. Në fund të vitit 2013, rreth 84.22% të stafit të PK-së kanë qenë shqiptarë, ndërsa 11.49% ishin serbë, si dhe rreth 5% kanë qenë anëtarë të grupeve të tjera etnike. Integrimi i komunitetit Serb në Polici të Kosovës qëndron rreth 12%, sidocoftë anash janë lënë grupet e tjera etnike si komuniteti Roma, Ashkali dhe Egjiptian që janë përfaqësuar shumë dobët kjo për shkak të nivelit të ulët të edukimit dhe mos qasjen në informacion në gjuhën e tyre përkatëse.
Me marrëveshjen e Brukselit parashihen rritje të pjesmarrjes së komunitetit Serb brenda Policisë së Kosovës. Megjithatë, Percaktimi dhe respektimi i kritereve të rekrutimit, Hapat e “përshpejtuar” të procesit të rekrutimit dhe Zhvillimi i procesit në mënyrë relativisht jo-transparente janë parë si sfidat kryesore në këtë proces.
Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës, numri total pjestarëve të uniformuar të FSK-së ka arritur në 2.294. Gjatë vitit 2013 përqindja e numrit të pjesëtarëve të komunitetit pakicë në këtë Forcë ka arritur në 8,85%. Përfaqësimi i pakicave në FSK relativisht i ulët. Në veçanti ulët mbetet përfaqësimi i komunitetit Serb në këtë force me gjithsejt vetëm 1.83%. Arsyet kryesore për numër kaq të ulët të përfaqësimit të komunitetit serb janë: Ndikimi dhe presionet politike i ushtruar nga Beogradi për të mos ju bashkuar kësaj force; dhe Presioni nga grupet radikale brenda Kosovës ndaj Serbëve lokal të cilët kanë shprehur interesimin që të ju bashkangjiten kësaj force.