DREJTORI I QKSS NE QIPRO

12/03/2014

DREJTORI I QKSS NE QIPRO

Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja, është pjesë e vizitës studimore të delegacionit të shoqërisë civile të Kosovës në Qipro. Vizita e delegacionit është aranzhuar si rezultat i vizitës së fundit të Z. Qehajës në Qipro (2013).

Vizita zhvillohet nën patronazhin e "KS i flet BE-së", e cila është koordinuar nga Këshilli Britanik në Kosovë. Qëllimi i vizitës është që të nxisë bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile të Kosovës dhe asaj në Qipro. Z. Qehaja mbajti një prezantim mbi "Komunitetet e ndara dhe Sigurinë Rajonale" që u zhvillua në 12 mars 2014 në Shtëpinë për Bashkëpunim, zona e sigurisë të Kombeve të Bashkuara në Nikosia.