3/03/2014
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën me temën: “Përfshirje apo përjashtim – Minoritetet në Sektorin e Sigurisë në Kosovës e pas-pavarësisë” Kjo konferencë do të mbahet në kuadër të projektit të titulluar: "Përfshirja e minoriteteve në institucionet e Sektorit të Sigurisë në Kosovë", publikuar me mbështetjen e programit zyrtarë për zhvillim të Republikës Sllovake SlovakAid.
Konferenca do të shpalos të gjeturat preliminare mbi rolin dhe pjesëmarrjen e grupeve jo-shumicë në sektorin publik, përkatësisht në institucionet e sigurisë. Një analizë e shkurtër mbi gjendjen aktuale të pjesëmarrjes së grupeve minoritare në Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës do të ketë një trajtim në veçantë gjatë kësaj konferencë. Si dhe, me një rendësi të madhe do të analizohet kornizën ligjore, si dhe sfidat e institucioneve të sigurisë në implementimit të kërkesave kryesore të përcaktuara me kornizë ligjore. Konferenca do të ketë karakter diskutimi me panelistë të ftuar dhe audience për diskutim. Të gjeturat e këtij diskutimi do të përdoren si burime për hulumtime të ardhshme të partnereve relevant.