PËRFSHIRJA E KOMUNITETIT NË PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË KOMUNËN E PRIZRENIT

10/11/2016

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot ka organizuar nje tryezë diskutimi në komunën e Prizrenit rreth sfidave të Kosovës në ballafaqimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimin, si dhe gjetjen e praktikave me të mira drejt parandalimit dhe luftimit të këtij fenomeni.

Të ftuar si panelist ishin:

1. Skender Perteshi- Hulumtues ne QKSS

2. Kujtim Gashi- kryesues i Kuvendit Komunal ne Prizren

3. Nexhmi Krasniqi- Drejtor i policise se Kosoves per rajonin e Prizrenit

4. Besim Berisha- Kryetar i Keshillit te Bashkesise Islame ne Prizren

Si rezultat I kësaj konference u theksua qe duhet të vazhdohet të punohet në tre fusha kryesore e që janë:

- Përfshirja e të rinjëve në diskutimet rreth kërcnimeve dhe rreziqeve nga ekstremizmi i dhunshëm

- Forcimi i mekanizmave lokal të sigurisë siç janë: përfshirja e Këshillave Komunale për siguri në Bashkësi, ekipeve vepruese për siguri në bashkësi dhe këshillave të fshatrave në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

- Zotim nga ana e Bashkësisë Islame në Prizren për vazhdimin e punës për parandalimin e ketij fenomeni.

Kjo konferencë është organizuar në kuadër të programit të QKSS për parandalimin e ektremizmit të dhunshëm më saktësisht projektit të mbështëtur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, projekt ky që ka për qëllim kryesor të përfshijë qytetarët e 11 komunave të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.