8/11/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot, më 08 Nëntor 2016 ka organizuar konferencën me temë “Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm” në komunën e Pejës.
Pas përfundimit me sukses të ligjeratave me nxënësit e katër shkollave të mesme të Pejës, kjo konference pati për qëllim që të mbledhë së bashku përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal për të diskutuar rreth sfidave të Kosovës në ballafaqimin me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe gjetjen e praktikave me të mira drejt parandalimit dhe luftimit të këtij fenomeni.
Të ftuar si panelist ishin:
• Z. Florian Qehaja, Drejtor ekzekutiv QKSS
• Z. Engelbert Zefaj, Komuna e Pejës
• Z. Nue Nikolla, Komandant i Stacionit Policor në Pejë
• Z. Musli Arifaj, Kryetar I Bashkësisë Islame në Pejë
Përvec përfaqësuesve nga institucionet e lartëpërmendura në konferencë morrën pjesë edhe drejtorët e shkollave të mesme të pejës, shoqëria civile, mediat dhe këshilli rinor i Pejës.
Kjo konferencë është organizuar në kuadër të programit të QKSS për parandalimin e ektremizmit të dhunshëm më saktësisht projektit të mbështëtur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, projekt ky që ka për qëllim kryesor të përfshijë qytetarët e 11 komunave të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.