QKSS PËRFUNDOI LIGJËRATAT PËR PARANDALIMIN E EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË SHKOLLAT E MESME NË PEJË

4/11/2016

QKSS po vazhdon aktivitetet në shkollat e mesme në Kosovë, në kuadër të projektit për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes përfshirjes së komunitetit në 11 komuna të Kosovës.

Të enjten dhe të premten, ekipi i QKSS-së me zyrtarët Vesë Kelmendi dhe Taulant Boshnjaku ka mbajtur ligjërata në gjimnazin “Bedri Pejani” dhe shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri”, në Pejë.

Në këto ligjërata është diskutuar rreth rolit të të rinjve në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Me këtë rast nxënësit kanë pasur mundësi që në grupe të shprehin idetë e tyre.

Ky projekt implementohet me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.