9/12/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me datë 09 dhjetor ka organizuar konferencën ”Përfshirja e komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm” në Gjakovë, në kuadër të projektit ”Të bashkuar kundër ekstremizmit të dhunshëm” që po implementohet në nivel lokal në Kosovë.
Në këtë konferencë u diskutua rreth shkaqeve dhe pasojave të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë në përgjithësi, dhe në komunën e Gjakovës në veçanti. U theksua roli i të rinjëve dhe nevojën që të rinjtë të kenë sa më shumë aktivitete rekreative krahas edukimit si një zgjidhje që i largon ata nga ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi. Për më teper, u theksua nevoja e fuqizimit të gruas në përgjithësi në shoqeri si dhe roli i shkollave dhe mediave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Të ftuar si panelistë ishin:
Z.Skender Perteshi – Hulumtues në QKSS
Znj.Mimoza Kusari–Lila – Kryetare e Komunës së Gjakovës
Z.Kristë Gjokaj – Komandant i Stacionit Policor në Gjakovë
Z.Ahmet Hoxha – Kryetar i Bashkësisë Islame në Gjakovë
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të programit të QKSS për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm më saktësisht projektit të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, projekt ky që ka për qëllim kryesor të përfshijë qytetarët e 11 komunave të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.