8/12/2016
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është duke vazhduar aktivitetet e saj nëper komunat e Kosovës. Aktiviteti i sotëm ishte një debat i jashtëzakonshëm me nxënës të të dy shkollave të mesme të kësaj komune shkolla e mesme teknike "Jonuz Zejnullahu" dhe gjimnazi "Kuvendi i Lezhës". Përveq nxënësve të cilët nuk ishin pak, në këtë debat morën pjesë gjithashtu edhe akterët komunal të cilët mbështetën këtë debat. Qëllimi i këtij debati ishte informimi i studentëve rreth shkaqeve dhe pasojave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në komunitetin ku ata jetojnë.
Të ftuar si panelist ishin:
Sokol Haliti- Kryetar i Komunës
Agim Lipovica- Komandant i Stacionit Policor në Viti
Skender Perteshi - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Ky panel eshte moderuar nga Plator Avdiu - Hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë