20/12/2016
Vesë Kelmendi nga QKSS, ishte e ftuar nga Inciativa e Femrës Kosovare të mbajë ligjërata tek prindërit e shkollave fillore, rreth parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në radikalizëm. Këto takime janë mbajtur në të gjitha shkollat e ulëta, ku të pranishëm ishin prindërit, mësimdhënësit, dhe drejtorët e shkollave.
Aktiviteti është realizur në 8 ligjërime ku për qëllim kishin informimin rreth grupeve ekstreme, rekrutimit dhe rrezikut nga rrjetet sociale që bëhët nga grupet ekstreme si dhe bashkëbisedimet me prindërit për involvimin e tyre në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm tëk të rinjët. Ky aktivitet do të vazhdojë në vitin 2017 me prindërit e shkollave të Mesme, në komunën e Gjakovës.