PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË VITI

17/11/2016

PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË VITI

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot, më 17 Nëntor 2016, në Viti organizoi konferencën e radhës në kuadër të programit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Në këtë konferencë u diskutua rreth sfidave te Kosovës që kanë të bëjnë me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe gjetjen më të mirë të praktikave për luftimin dhe parandalimin e këtij fenomeni. Ky projekt është i mbështetur nga Trusti Ballkanik për Demokraci (BTD).

Të ftuar si panelist ishin:

Z. Florian Qehaja – Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Z. Sokol Haliti – Kryetar i Komunës se Vitisë

z. Fatos Latifi – Zëvendes-Drejtor i Stacionit Policor në Viti

Në fund të konferencës u diskutuar rreth zgjidhjeve të mundshme dhe rekomandimeve të cilat duhet te ndërmerren nga kjo komunë.