21/11/2016
Mentor Vrajolli, hulumtues I lartë në Qendrën për Studime të sigurisë (QKSS) ka përfunduar programin e studimeve të sigurisë në Qendrën gjermane të George C. Marshall më 16 nëntor 2016. Vrajolli ka qenë një ndër 106 profesionistë të fushës së sigurisë nga 51 shtete të botës që kanë diplomuar në këtë program.
Vrajolli dhe pjesëmarrësit e tjerë kanë pasur përvojën që të ndjekin më shumë se 200 orë të angazhimit akademik duke ndjekur ligjërata për 33 tema të sigurisë nga studiuar 33 tema të sigurisë, të mbajtura nga ekspertët e sigurisë, duke filluar me temat mbi sfidat e sigurisë, strategjitë dhe qasjet ndaj tyre. Pjesëmarrësit po ashtu kanë hulumtuar mbi tema të sigurisë si lufta bashkëkohore dhe diplomacia duke zgjedhur tre nga 25 tema që janë ofruar për hulumtim: “Bota ka ndryshuar sa ju ishit këtu”. Dejtoni ka shënuar këto ndryshime: "Siria është më e keqe. Situata në Kashmir është përkeqësuar. Forcat irakiane po luftojnë në Mosul. Një marrëveshje paqeje u arrit mes FARC (Forcat e armatosura revolucionare të Kolumbisë), dhe Qeverisë së Kolumbisë, vetëm që të refuzohet referendumi. Rusia vazhdon të ndërhyjë në Ukrainë dhe ka ri- fuqizuar Kaliningradin me raketa të reja. Emigrantët vazhdojnë të rrjedhin. Dhe SHBA të zgjidhën një president të ri".
Ky program synon të zhvillojë kapacitetet e: zyrtarëve civilë qeveritarë, ushtarakë dhe forca të sigurisë, si dhe akademikë të qeverisë të cilët aspirojnë për pozita të larta udhëheqëse. Po ashtu inkurajon ata për të ndërtuar një rrjet të partneriteteve të besueshme ndërkombëtarë.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është e vetmja organizatë jo-qeveritare që është ftuar të jetë pjesë e këtij programi.