Parandalim i ekstremizmit religjioz, etnik dhe politik në Kosovë - Perspektiva e komunitetit të Leposaviqit

5/05/2020

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Humani Center dhe NGO Aktiv nga Mitrovica e Veriut, më 29 maj 2018, organizuan tryezën e radhës me titull “Parandalimi i ekstremizmit religjioz, etnik dhe politik në Kosovë: Perspektiva e komunitetit të Leposaviqit”, ku u diskutua me qytetaret e kësaj komune rreth zbatimit të ” Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020 “.

Moderator në këtë tryeze ishte Z.Mentor Vrajolli, Hulumtues i Lartë dhe Sektretar në QKSS, si dhe pjesë e panelit ishin Z.Veroljub Petronic nga Humani Center, Z. Florian Qehaja Drejtor Ekzekutiv (QKSS), Komandanti i Stacionit Policor ne Leposaviq, dhe përfaqësuesi i Komunës se Leposaviqit.

Ky debat u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm, projekt ky i cili implementohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes B&S Europe me seli në Bruksel.