8/01/2015
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ju fton të merrni pjesë në lansimin e rezultateve të edicionit special të sondazhit Barometri Kosovar i Sigurisë me fokus në Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme të Kosovës dhe Dialogun me Serbinë.
Prezantimi do të përfshijë të dhënat rreth mendimeve të qytetarëve në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës dhe partnerët kryesorë ndërkombëtarë dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Rëndësi do t’i kushtohet përceptimeve të qytetarëve në lidhje me: dialogun politik në mes të Kosovës dhe Serbisë - opinionet për vazhdimin, ndërprerjen apo ridizajnimin e dialogut me Serbinë; vlerësimin e qytetarëve rreth Asociacionit të Komunave Serbe si dhe themelimin e drejtorisë së veçantë rajonale të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Sondazhi është realizuar gjatë pjesës së dytë të muajit Tetor 2014, përmes intervistave sy më sy me amvisëri në Kosovë. Mostra kombëtare ka përfshirë 1101 amvisëri/respodentë dhe përfaqëson opinionet e qytetarëve të moshës mbi 18 vjet duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në konferencë luten që deri të marten 13 janar 2015, të kontaktojnë Tringa Naka në email adresen: [email protected] ose në numrin e telefonit +381 (0) 038 221 420 për ta konfirmuar pjesëmarrjen.