22/09/2015
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së kanë organizuar debat me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike, “Lutfi Musiqi”, me temën: “Ngritja e vetëdijësimit tek të rinjtë, kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”.
Në këtë debat u shprehën pikpamjet e nxënësve dhe njohuritë e tyre rreth ekstremizmit si dhe mënyrat se si mund të parandalohet ekstremizmi i dhunshëm.
Debati është pjesë e projektit “Rrëfimi i dy qyteteve”, radikalizmi dhe kundërnarrativi në Vushtrri dhe Mitrovicë. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është kontribuimi në luftën kundër radikalizimin dhe ekstremizmit të motivuar në religjion, i cili mund të çojë në dhunë.