23/09/2015
Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja është ftuar të marrë pjesë në Samitin e organizuar nga Departamenti i Shtetit në temën e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Samiti është vazhdimësi e Samitit të Obamës i cili u organizua në fillim të këtij viti në Washington. Samiti do të mbahet në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të marrin pjesë akterë shtetëror dhe jo-qeveritar.
Qehaja është përfaqësuesi i vetëm i sektorit të instituteve nga Ballkani Perëndimor i cili është ftuar të marr pjesë në Samit si rrjedhojë e një kontributi të gjerë të QKSS në identifikimin e shkaqeve të ekstremizmit dhe rolit të QKSS në parandalimin e kësaj sfide në rajon.
Qehaja do të ketë takime me akterë relevant si dhe do të marr pjesë në evente tjera në këtë fushë në New York.