18/09/2015
QKSS së bashku me IDM dhe BCSP kanë organizuar Shkollën për Politika të Sigurisë, më 14 - 18 shtator 2015 në Tivar, Mali i Zi. Objektivat kryesore të Shkollës për Politika të Sigurisë janë rritja e kapaciteteve civile për angazhim në politikat e sigurisë, krijimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, dhe angazhimi në eksplorimin e përbashkët të boshllëqeve të sigurisë dhe deficitet e demokracisë të mbetura nga konfliktet e ngrira, si dhe gjetja e zgjidhjeve të mundshme për sfidat e vazhdueshme të bashkëpunimit rajonal.
Shkolla për Politikat e Sigurisë është projektuar në mënyrë të tillë për të çuar përpara njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve në mënyrë që t'i përgatisë ata si analistët dhe sipërmarrës te politikës, shoqëri civile, qeverisjes, medias dhe akademike. Shkolla ka pasur gjithsej 18 pjesëmarrës nga tri shtete që vijnë nga institucionet shtetërore dhe ato të sigurisë, medias dhe akademike.