NGRITJA E KAPACITETEVE TË OJQ-VE QË PUNOJNË MBI KORRUPSIONIN, KRIMIN E ORGANIZUAR DHE EMIGRIMIT ILEGAL

13/05/2015

NGRITJA E KAPACITETEVE TË OJQ-VE QË PUNOJNË MBI KORRUPSIONIN, KRIMIN E ORGANIZUAR DHE EMIGRIMIT ILEGAL

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini ka marrë pjesë në punëtorinë e parë organizuar në kuadër të projektit me titull: Zhvillim Demokratik Civil (Civil De-De) - Programi i Trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve që punojnë në korrupsionin, krimin e organizuar dhe migrimin ilegal. Ky program është një trajnim një-vjeçar që targeton veçanërisht OJQ-të që punojnë në çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe migracionit të paligjshëm. Ky program po zbatohet nga Instituti ZIP në Maqedoni, GLPS në Kosovë dhe është duke u mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit, dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë.

Ky projekt synon të përmirësojë nga njëra anë bashkëpunimin, dhe në anën tjetër kapacitetet avokuese të OJQ-ve në Ballkanin Perëndimor, duke ndarë praktikat më të mira të vendeve anëtare të Vishegradit.

Civile De-De është një projekt inovativ që ka për synim avancimin e shoqërisë civile përmes shfrytëzimit të një platforme online për ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve. Ajo synon të ofrojë mundësi për OJQ-të për të avancuar objektivat e tyre dhe të ndikojnë në tranzicionin demokratik në një mënyrë pozitive, dhe për të ndjekur agjendat e përbashkëta në nivel rajonal. Objektivat specifike janë fuqizimi i OJQ-ve për të përdorur në mënyrë proaktive mediat digjitale, dhe për të ndërtuar bashkëpunimin ndërmjet OJQ-ve.