12/05/2015
Institutitin D4D në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, të marten më 12 maj, kanë organizuar Sallonin me titull “Çfarë po i shtynë kosovarët të luftojnë në emër të islamit?”. Salloni u mbajt në ambientet e Dit' e Nat' ku pjesëmarrës ishin më shumë se 70 diskutues të interesuar në temën.
Folësit e këtij salloni ishin: Shpend Kursani, Hulumtues nga QKSS, Ahmet Sadriu, zëdhënës i BIK-ut, Arbana Xharra, gazetare hulumtuese dhe Fatos Makolli, drejtor i Drejtorisë kundër-Terrorizëm në Policinë e Kosovës. Salloni u moderua nga Fadil Lepaja, analist, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Shkodran Ramadani.
Mbi qëndrimin se kosovarët nuk po shkojnë të luftojnë jashtë vendit në emër të islamit, në këtë Sallon u diskutua për shkaqet e shkuarjes së kosovarëve në luftërat në Siri dhe në Irak, u diskutua për masat që po merren nga BIK-u si dhe nga Policia e Kosovës për të ndaluar këtë fenomen, si dhe u dhanë sugjerime të shumta në lidhje me punën që duhet bërë dhe masat që duhet të ndërmerren për të parandaluar shkuarjen e kosovarëve në luftëra të huaja.
Për t'i shiquar videot nga Salloni ju lutem vizitoni faqen e D4D:
Salloni:“Çfarë po i shtynë kosovarët të luftojnë në emër të islamit?”