30/05/2023
Kamenicë, 25 maj 2023: Në Kamenicë u zhvillua takimi i dytë i Forumit të Komunitetit për Interes Publik, platformë joformale që bashkon anëtarët e komuniteteve shumicë dhe joshumicë për të diskutuar bashkëpunimin, dhe e themeluar në kuadër të projektit për të nxitur marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndëretnik (FIERC) të zbatuar nga QKSS dhe NSI dhe financuar nga qeveria gjermane.
Në takimin e forumit morrën pjesë antëtaret e forumit nga shoqëria civile dhe përfaqesuseit e komunës ku u diskutua për idetët e propozuara në takimin e parë se ku duhet të bëhet ndërhyrja që është në interes publik. Nga diskutimet e bëra u vendos për idenë që morri mbështetje unanime që në parkun e qytetit të Kamenicës i cili frekuentohet nga të gjitha komunitetet të invesohet në rregullimin e koshave të basketit dhe rrjetës së volejbollit, ky projekt komunitar mbështetet me 500 euro nga QKSS. Po ashtu për punët shtesë që mund të dalin gjatë rregullimit te fushave sportive, komuna ka ndarë edhe një shumë prej 490 euro si mbështetje për forumin dhe idetë të cilat vijn nga mbledhjet e forumit.
Forumet e Komunitetit për Interes Publik (CFPI) paraqesin një ndër komponentët kryesorë të projektit FIERC. Ato do të shërbejnë si platformë për takime ndërmjet strukturave komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit për të diskutuar çështjet dhe sfidat e përbashkëta të komuniteteve që jetojnë në komunat e Kosovës. CFPI-të po ashtu kanë për qëllim të lehtësojnë komunikimin dhe qasjen e komunitetit me autoritetet vendimmarrëse komunale, me fokus kryesor në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik.