29/06/2016
Hulumtuesja e QKSS Donika Emini mori pjesë në seminarin me titull "Në këpucët e BE-së – Një hartë e re e rrugës së zgjerimit", organizuar nga Këshilli Gjerman për Punë të jashtme (DGAP), në Berlin.
Këtë vit punëtoria TRAIN ka dhënë mundësi që të përjetohet hartimi i politikave në Ballkanin Perëndimor nga një këndvështrim tjetër. Në një ushtrim simulimi, të udhëhequr nga një trajner me shumë përvojë, pjesëmarrësit janë vendosur në këpucët e zyrtarëve të Komisionit Evropian dhe kanë zhvilluar një strategji të re të integrimit në BE për Ballkanin Perëndimor, duke testuar mundësitë dhe kufizimet e politikës së BE dhe marrjes së vendimeve në drejtim të rajonit.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë hulumtues nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina), në mënyrë që të parashtrojnë kontributin e tyre dhe të diskutojnë për pritjet e tyre prej samitit të ardhshëm të Parisit në Ballkanin Perëndimor, me vendimmarrësit në Gjermani dhe Francë. Të gjithë pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë me përfaqësuesit nga Gjermania, Franca, dhe Amvbasada e Austrisë së në Berlin për "Procesin e Berlinit" dhe perspektivat e ardhshme për Ballkanin Perëndimor.