LUFTA KUNDËR FRIKËS, NDJENJA E SIGURISË DHE “TJETËRSIMI” I ROMËVE

29/06/2016

LUFTA KUNDËR FRIKËS, NDJENJA E SIGURISË DHE “TJETËRSIMI” I ROMËVE

Tringa Naka nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka marrë pjesë në takimin katër-ditor në Bruksel, të organizuar nga Zyra për Inicitativa Rome, Iniciativa për Shoqëri të hapur për Evropë dhe Instituti për Shoqëri të hapur dhe Politika Evropiane.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të sjellë së bashku organizatat të ndryshme, institute hulumtuese, organizatat monitoruese, së bashku me OJQ-të rome, aktivistë dhe grupe për të kuptuar pengesat institucionale, barrierat sociale, ekonomike dhe politike për përfshirjen e romëve në të gjitha vendet e  Evropës perëndimore.

Qëllimi i kësaj konference ishte gjithashtu që të vlerësojë Kornizën që u miratua nga konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian më 19 maj 2011 dhe u miratua nga Këshilli Evropian në qershor të vitit 2011. Ndër të tjera, këto përfundime kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian  të: përmirësojnë  gjendjen sociale dhe ekonomike të romëve, veçanërisht në fushat e arsimit, punësimit, strehimit dhe kujdesit shëndetësor; zhvillimin e strategjive kombëtare për përfshirjen e romëve; dhe për të nxitur përfshirjen aktive të shoqërisë civile rome dhe të gjitha palët e tjera. Pas pesë vjetësh, në gjysmë të rrugës së hyrjes në fuqi të kornizës, shumë OJQ dhe ekspert nga vende të ndryshme kanë deklaruar se gjendja e romëve nuk është përmirësuar  dhe ka ngecje në shumë fusha.

Projekti i QKSS është para-zgjedhur në bazë të thirrjes nga Fondacioni për Shoqëria të Hapur nga Zyrja per Iniciativa Rome si pjese e thirrjes për projekt propozime për Luftën kundër frikës, ndjenja e sigurisë dhe "tjetërsimi" i romëve